E “reja” që përcolli Rama nga SHBA, është ringjallja e tezës “shengen ballkanik”, një ide e vjetër serbe, për krijimin e një Jugosllavie të re në Ballkan. Nuk ka asgjë të re dhe me interes për Shqiptarët kjo tezë apo kjo gjetje. Shqipëria që ka viza me BE-në, lëvizjen e lirë që fitoi me Qeverinë e PD-së, nuk i hyn shumë në punë “Shengeni” ballkanik. Kjo është tezë serbe dhe në dobi të Serbisë. Duket se Rama është pajtuar me këtë tezë, si me çdo propozim të Vuçiçit, pasi nuk ka folur por ka qenë presidenti serb që e ka bërë të njohur për mediat. Duke folur për mediat serbe nga Nju Jorku, Vuçiç tha se gjatë takimit është diskutuar për një ‘mini Shengen Ballkanin’, që do të thotë heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.
Me sa duket, meqenëse BE nuk i hap negociatat, i mbyll portat Ramës, ky shpik formacione të reja, viza aty ku s’duhen e ku nuk është e nevojshme. Ne vend qe t'i cojë shqiptaret ne Evrope, Rama do t'i nisi drejt Serbise.
Më herët kjo tezë është kundërshtuar hapur nga politikanët e opozitës. Tritan Shehu ka theksuar se ““Shengeni Ballkanik” i Rama - Vuçiç, ëndrra e “Jugosllavisë së Re”, na largon nga Evropa”. Rama po kërkon të mashtrojë shqiptarët, t’u hedhë hi syve atyre se ky “Shengen” mund të zëvendësojë BE-ne, apo se integrimi do të jetë kolektiv e jo sipas standardeve të çdo vendi. Teza është e rrezikshme dhe dëmton rëndë interesat tona më të mëdha kombëtare. Eshte njesoj si teza e mehershme per shkembimin e territoreve te Kosoves. Ky skenar Rama - Vuçiç, antishqiptar e antieuropeist, si ai Enver - Tito dikur, duhet ndalur.