Loja djallëzore e Kryeministrit për të përçarë opozitën

E Enjte, 26 September 2019 20:15

Edi Rama ndodhet në kuotat më të ulëta politike në historinë e tij 21 vjeçare në politikë. Edhe PS-ja ndodhet në gjëndje katastrofale në sondazhe, bile më saktë e treguan votimet moniste të 30 qershorit, kur edhe shumë socialistë nuk dolën në votim si shenjë revolte për situatën e vështirë ekonomike ku e ka çuar vendin, por edhe pse kryeministri ka uzurpuar gjithë pushtetet.

E megjithatë Edi Rama nuk dorëzohet. Po luan çdo gur për të qëndruar në pushtet, pasi e di fare mirë që sapo të iki nuk do t’ia hap më njeri telefonin, as njerëzit e tij më të afërt në PS apo oligarkët e sotëm ku darkon me ta kur flitet për ndarje tortash PPP, koncensione, tenderime apo leje ndërtimi.

Të gjithë e braktisin, si dikur Fatos Nanon në shtator 2005, kur as Taulant Balla që ishte miku i tij kryesor, nuk ia hapte celularin.

Këtë Edi Rama e di mirë!

Sikurse SPAK-u, ndonëse po luan gjithë gurët ta kontrollojë me njerëz të tij, prapë se prapë sapo të rrëzohet, do ti turret me makinë policie.

Ndaj Edi Rama ka lëshuar oligarkët, mediatikët me tenderime e leje ndërtimi, bandat, mazhorancën, deputetët e “opozitës së pilafit”, etj kundër opozitës. Por jo vetëm sulme të egra, por edhe duke përdorur diversione.

Ai ka përhapur në eter se “gjoja Basha po më pret për koalicion të madh e të gjatë” e ku më pas kur merr përgjigje stoike nga kreu demokrat apo ish-lideri historik i PD-së, kryeministri përhap intrigën tjetër se “me LSI do bëjmë koalicion strategjik integrues” dhe kur përgjigjet prerë Monika Kryemadhi se me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis, ai fillon nga e para. Prapë lëshon “zagarët” nëpër Tiranë dhe në disa ekrane duke synuar përçarjen e dyshes PD-LSI.

Kryeministri e di mirë se vetëm një koalicion PD-LSI dhe krejt partitë e opozitës sëbashku e rrëzojnë përtokë Rilindjen.

Ndaj në këtë drejtim synon përçarjen duke e bërë fakt të kryer se sikur “po bëj “martesë” të dytë me Lulzim Bashën”.

E gjithë propoganda e tij synon të mbjellë farën e thashethemit dhe të përçarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...