Kur kumti për arrestim të vjen nga Amerika

Hënë, 11 November 2019 10:36

Gazetarja e njohur në SHBA, Sarah Carter, ka postuar një mesazh në Twitter, duke marrë menjëherë mijëra reagime. ‘Skandali për të cilin nuk po flet media. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pagoi 80 mijë USD për këtë foto me Obamën gjatë një takimi për mbledhje fondesh, përmes një qytetari amerikan që është në burg. Çfarë ka ndodhur me Obamën dhe Ramën? Pse nuk janë në burg ata,” pyet gazetarja. “Fox news”, një nga kanalet prestigjioze në SHBA, për të cilin thuhet se establishmenti i Geroge Soros nuk ka mbërritur dot.  Në shumë ngjarje që do zhvillohen përtej Atlantikut do të shërbejnë si tejqyrë e madhe për të parë fuqizimin e sektit të Rilindjes në Shqipëri dhe të gjitha bëmat e saj. Por me sa duket është vendosur që të fillohet nga koka. Alarmi që ka dhënë gazetarja e “Fox news” nuk është thjesht politik, sigurisht që është ngjarje e rëndë në aspektin politik, por mbi të gjithçka ka të bëjë edhe me drejtësinë. Dy persona janë në burg për këtë çështje, për shkelje të ligjit federal. Dihet që në SHBA sistemi i drejtësisë nuk ka as Ramë, as Dvoran, as Ulsi… Nuk ka as dy “katicat” Arta Marku e Donika Prela.   Gazetarja shtron pyetjen: “Kur do të arrestohet Edi Rama?”. Me sa duket është çështje kohe./55news.al

 

 sara.JPG

Modifikuar më Hënë, 11 November 2019 16:55
Login to post comments