Çfarë ironie, Edi Ramës iu rrëzua qeverisja prej KÇK-së

Hënë, 03 February 2020 12:59

Pas shtatë vitesh në pushtet, kryeministri Edi Rama shpalli një tjetër nismë për të luftuar krimin, e ngjashme me operacionin që nisi në vitin 2017 dhe që pati si rezultat disa arrestime nga një dosje e ardhur nga Gjermania. Sandër Lleshaj e katandisi situatën e rendit në vend në një pikë sa vetëm në janar janë shënuar disa ngjarje kriminale që do kishin tronditur edhe Kolumbinë. Droga është sheshit, kufiri mes shtetit dhe krimit nuk ekziston, kurse nismat e Edi Ramës shërbejnë vetëm për të frymëzuar meme online. Askush nuk e kupton se si KÇK-ja mund të luftojë KÇK-në. Këtë shkrim më poshtë e kam publikuar në tetor të vitit të shkuar, kur Rama e përdori për herë të parë këtë term. Ai duket sërish shumë aktual.

Pasi e shpalli veten orator të shkëlqyer, kryeministri Edi Rama doli sërish përpara parlamentit për të thënë të njëjtat gjëra. I vënë nën presion pas kushteve gjermane, që e vënë gishtin te dy plagë që ka prodhuar reforma në drejtësi: vonesat në ngritjen e organeve të drejtësisë dhe mosndëshkimi i atyre që dalin jashtë sistemit, Rama foli me zjarrin tipik mesdhetar sikur po e dëgjonte ‘Mutti’ Merkel.

Vazhdon akoma të besojë marrinë e prodhuar prej tij se ka funksionuar ofensiva e joshjes ndaj politikanes më të ftohtë në Europë, asaj që nuk i ka dhënë kurrë një dritë jeshile në rrugëtimin si kryeministër.

Ndërsa fjalimet nuk kishin ndonjë gjë të re, kryeministri sulmoi prokurorët dhe gjyqtarët që janë larguar dhe që do të largohen nga sistemi i drejtësisë, duke thënë se ata janë lëshuar sipas formulës K-Ç-K (kap ça të kapësh).

Edhe pse kopjoi një term të përdorur më herët nga ish-ministri demokrat, Eduard Halimi, nuk është kjo gjëja më e rëndë. Nuk të dëshpëron as fakti që kryeministri e thekson se reforma kërkon shumë vite për të futur drejtësinë në shina. As fakti që Rama e pranon se reforma më e rëndësishme e tij është katandisur në K-Ç-K.
Por kulmi i ironisë është se qeverisja e tij u shkërmoq brenda pak muajsh për shkak të parimit K-Ç-K (kap ça të kapësh).

Opozita me zgjuarsi e futi në një kurth me protestat e saj, duke nxjerrë në pah në sytë e të gjithë botës se çfarë qeverisje ka prodhuar Edi Rama. U desh pak kohë që shteti të shembej i tëri. Paradoksalisht u shemb pasi Edi Rama mori një mandat të qartë për qeverisjen.

Mjaftoi paniku që shkaktoi opozita te shteti i korruptuar, dhe sapo nisi të ndihej frika e largimit nga pushteti, KÇK arriti në nivele të frikshme. Thonë se kur vjen në pushtet për KÇK (kap çfarë të kapësh), me KÇK do të ikësh.

*
Nëse nuk e besoni, atëherë mund t’iu përgjigjeni pyetjeve: A mendoni se është e rastësishme se ekonomia është në pikë të hallit, me Bankën Botërore që e ul ndjeshëm parashikimin për rritjen e saj? Apo mendoni se informaliteti u shtua aksidentalisht? Apo jeni të mendimit se portet e vendit dhe rrugët e trafikut të drogës u mbushën kot me tonelata kokaine dhe kanabisi? Apo mund të jetë koincidencë që drejtoritë më të rëndësishme në vend po bëhen të padrejtueshme? Ose ndoshta mund të jetë vetëm statistikë që nuk po kalon asnjë reformë e rëndësishme në vend? Apo është thjesht një keqdashje e medias që raporton se ‘feudalët’ e politikës kanë nisur të shqyhen për postet që do ndahen në administratë?

*
Të fajësosh opozitën se ka bllokuar integrimin, do të thotë të mos dish as të bësh propagandë. Historia e demokracisë ka treguar se qeverisjet më të mira në Europë janë bërë pikërisht në kohën kur janë mbajtur edhe protestat më të mëdha e më të dhunshme.

Por ajo që bëri opozita shqiptare ishte se tërhoqi prozhektorët e ndërkombëtarëve dhe të medias së huaj mbi Shqipërinë dhe e la dramën të zhvillohet vetë. Nëse kriza do ishte artificiale, asgjë nuk do ndodhte. Por e gjithë bota dëshmoi, se si në panik e sipër, shteti u bë lesh e li për pak javë prej KÇK-së. Jo vetëm kaq, por për të treguar se situata nuk është ashtu siç e ka prezantuar opozita, pushtetet vazhduan të bien një e nga një në duart e qeverisë.

Mediat e pësuan të parat pasi duhej të tregonin vetëm realitetin rozë. Pastaj u vazhdua me drejtësinë, e cila nuk duhej të lëvizte bishtin fare gjatë kësaj kohe. Në fund fare u manipuluan edhe votimet njëpartiake për t’iu treguar shqiptarëve dhe botës se njerëzit e duan këtë qeveri. Aq surreale u bë situata, sa dukej se çdo përpjekje e qeverisë i ngjante tentativës për të nxjerrë ujë me kova nga një varkë që po mbytej.

Shteti u shemb prej KÇK-së dhe Rama mbeti si ai Gjenerali i një ushtrie të vdekur, si drejtues i një shteti letre që mund të shembet nga çdo puhizë. Prandaj edhe këto fjalimet me zjarr në Kuvend ngjajnë më shumë si një përpjekje për t’i dhënë gajret vetes me parimin: SHSTSH. Ta shtyjmë sa ta shtyjmë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...