Paralajmërim i vlefshëm për përherë

Premte, 06 Mars 2020 17:05

E hëna e 20 shkurtit 2006, ora 10, do të hyjë në historinë e Kosovës. Të dy palët, - shqiptare dhe serbe, - me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve dhe pa praninë e mediave, u ulën përballë njëra-tjetrës në Palais Daun-Kinsky, ndërtuar në qendër të Vjenës më 1713. U njoftua që të dy palët i nisën bisedimet pa i dhënë dorën njëra-tjetrës. Kjo tregon akullnajën e madhe mes tyre.

Prishtina u ka parapërirë bisedimeve me kompromisin e zgjidhjes qysh prej 15 vjetësh - pavarësinë. Pala serbe shkoi pa asnjë kompromis. Përkundrazi, Beogradi iu drejtua serbëve me disa deklarata të ashpra për ndërkombëtarët dhe kërcënuese  për shqiptarët. Presidenti Tadiç kërkoi  në Këshillin e Sigurimit të OKB që Kosova të ketë autonomi të zgjeruar për 20 vjet dhe më pas të shihet për të biseduar për pavarësinë. Kryeministri Koshtunica tërhoqi vëmendjen duke thënë se, ndërkombëtarët po grabisin tokat e Serbisë. Kryetari i Partisë Radikale Nikoliç, e cila zotëron 40 përqind të parlamentit, kërkoi që Kosova të shpallet territor serb i pushtuar. Ministri i jashtëm Drashkoviç e kundërshtoi luftën pasi, siç tha, Serbia nuk bën dot luftë kundër shteteve të Këshillit të Sigurimit, por paralajmëroi që, Këshilli i Sigurimit i OKB po i bën Serbisë një padrejtësi duke i imponuar zgjidhjen.

Këto janë rrethanat serbe të fillimit të bisedimeve. Serbia me Millosheviçin e fortë nuk pranoi zgjidhjen as me bisedime, as me luftë. Serbia me Tadiçin e dobët nuk e pranon zgjidhjen as me bisedime, as me paqë. Statusi do t’i mbajë palët të ndara: shqiptarët të pavarur prej Serbisë, siç edhe kanë qënë dikur, serbët te mitet, dikur dhe sot e kësaj dite. Ajo që ka ndryshuar janë kushtet në kohë. Shqiptarët e ç’mitizuan të drejtën duke  e vendosur në realitetin bashkëkohor. Serbët të drejtën e mbajnë në shtegtim te mitet. Historiani belg Julien Ries, në librin Miti dhe domethënia e tij, shkruan që, “Një evokim i mitit përtej kontekstit të tij, mund të bëhet jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

Serbia u bë e tillë, aspak nga madhësia e fuqia, sepse edhe ajo është e vogël. Por i evokoi mitet, edhe para 24 marsit 1999,  edhe pas 20 shkurtit 2006. Atëherë duke bërë luftë për spastrimin e shqiptarëve; këtë herë duke kërcënuar me luftë çlirimtare. Edhe gjatë bisedimeve për statusin, Serbia do të përpiqet që religjionin ta bëjë histori. Por kryeministri italian  Massimo D’Alema, në një intervistë për BBC, i nervozoi serbët kur tha tha se “... të ardhmen e një kombi e vendos populli i tij, jo monumentet”. Beogradi nuk ofron politikë konstruktive dhe shpërfill politikën që bëhet. Sidomos është treguar mospërfillës ndaj politikëbërjes së shqiptarëve dhe kundërshtues i politikave botërore. Presidenti Rugova, përkundër natyrës njerëzore paqësore dhe vizionit politik kundër dhunës, shumë vite më herët, saktësisht më 26 qershor 1989, në një intervistë dhënë së përjavëshmes gjermane Der Spiegel, pati thënë që, “... nëse vazhdon ky represion i Beogradit, atëherë do të ketë kryengritje... Unë vetëm mund të paralajmëroj Serbinë: edhe ata janë popull i vogël”.

Nëse Serbia destabilizon, nuk duhet harruar që ky paralajmërim është i vlefshëm për përherë.

                                                                                                                              23 shkurt 2006

(Nxjerrë nga libri “Formula e Presidentit: K---BE+NATO+SHBA”, i autorit Qemal SAKAJEVA, botuar më 2019 nga Shtëpia Botuese “55”)

Modifikuar më Premte, 06 Mars 2020 17:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...