Troç...për maskat e skaduara

E mërkurë, 11 Mars 2020 11:58

Nga Gëzim Xhepa
Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi, po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash.
Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur. Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm.
Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh, bile në shumë raste dhe pluhurash. Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore.
Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide, përfshirë dhe koronavirusin...
Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do d?noheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli!

Login to post comments