Nga Fahri Balliu
Dihet që Gedafi kishte televizion personal dhe Huseini gjithashtu. Por të dy ishin diktatorë dhe nuk e fshihnin atë.
Të dy kishin vrarë popullin e tyre dhe e kishin vjedhur.
Kurse Rama ka televizion personal sot që e maskon sikur e nis nga telefoni i vet, por rreth e rrotull i rrinë njerëz me mikrofon në dorë që paguhen në kryeministri dhe bëjnë politikë qeveritare.
Nuk mjaftohet që ka njerëz të posaçëm që përdoren si komentatorë lajmesh të mira për qeverinë, nuk mjaftohet që ka portale, gazetare televizionesh që i krehin bishtin, por do një televizion ta ketë vetë në dore.
Është i vetmi i tillë në Evropë sot. Kryeministri i një vendi anëtar i NATO-s që sillet si Sadami dhe Gedafi. Po kjo temë është edhe më e gjerë se kaq...