Nga Fahri Balliu
Po të mbledhim vitet si kryetar bashkie dhe vitet që është kryeministër, historia e Ramës nuk është një histori politike, është një histori suksesi në vjedhje.
Ai i rikthehet të njëjtit model, atij të kryebashkiakut që çante digën e liqenit, që bllokonte sheshin me projekte dhe vazhdimisht ndërtonte pallate duke e bërë të ligjshëm dhe të moralshëm 20 për qindëshin, të cilin e çoi deri në nivele plot fantazi në kushtet e kryeministrit.
Ai me teorinë “shit qen e bli këlysh”, ka dorë në të gjitha të ashtuquajturat 'punë të qeverisë', ku janë koncesionet, kullat, shitje hotelesh, apo stadiumet.
Në fund ky nuk do të ketë histori politike, do të ketë një histori vjedhjesh qoftë edhe pa ndëshkim, gjë që është pak e vështirë.