Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, e ka akuzuar Kryeministri Rama se ka 10 muaj që vijon me fjalët “do të...” ndërkohë që vendi zhytet në varfëri.
Postimi i plotë
Shqiptarët po përballen çdo ditë me një kryeministër të papërgjegjshëm, arrogant dhe pa vizion.
Sot deklaroi se do të punësojë të rinjtë. I ka ngelur “do të ” ka 10 muaj që thotë “do të ” ndërkohë nuk ndërmerr asnjë reformë në vend. Nuk ka asnjë politikë konkrete për punësimin e të rinjve. Të rinjtë e vendit si shpresë të vetme shohin largimin nga vendi sepse ky kryeministër gënjeshtar merret vetëm me “do të”. Është i paaftë dhe pa vizion për ti shërbyer të rinjve të Shqipërisë. Ky vazhdon me “do të ” ndërkohë Shqipëria zhytet çdo ditë e më shumë në varfëri. /55news.al/