Çfarë pritet të ndodhë në zyrat e Xhafajt, lajmërohet protestë pas pak minutash

Hënë, 04 June 2018 17:24

Opozita do të vazhdojë të protestojë kundër Fatmir Xhafajt. Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim, kanë paralajmëruar një protestë përpara Ministrisë së Brendshëm, ku do kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt.

 ‘E hënë ora 18:00, shihemi përsëri tek Ministria e Brendshme në protestën e radhës’,-ishte ky njoftimi nga kreu i FRPD, Belind Këlliçi. Kujtojmë se FRPD dhe LRI, kanë disa ditë që po zhvillojnë protesta tek Ministria e Brendshme, dhe kanë deklaruar se nuk do të ndalet derisa Xhafaj të largohet.

Login to post comments