Gjermanët habiten nga lirimi i Tahiri dhe mbrojtja nga Rama e vëllezërve Xhafaj

E Enjte, 07 June 2018 10:50

Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli ditën e sotme në Parlamenti, ku nga ty bëri me dije se së fundmi kishte qenë në Gjermani për të diskutuar me autoritet më të larta të këtij vendi për mundësinë që Shqipëria të hapë negociatat me BE.

Që në nisje të fjalë se tij, Basha ka kërkuar që të pranishëm në Kuvend të jenë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama.

Por kjo kërkesë e Bashës ka hasur në rezistencë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, i cili tha se duhet që të kërkojë një seancë pyetjesh.

Ndërsa, kjo nuk e ka penguar Bashën që të thotë se në bisedat që ka pasur në Gjermani, zyrtarë të lartë të këtij vendi kanë qenë shumë skeptikë, dhe sidomos pasi Saimir Tahiri u la i lirë.

Basha thotë se është e paimagjinueshme që Bundestagu të rekomandojë hapjen e negociatave, ndërkohë Edi Rama po mbron vëllezërit Xhafaj.

“Kam qenë në Berlin, i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend 6 javë pas largimit të Ramës nga Berlini nuk ka shkuar drejt përmirësimit por drejt përkeqësimit. Se Saimir Tahiri u lirua. Dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj. Në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu të rekomandojë hapjen e negociatave. Keni shkuar mbrapa në raport me demokracinë, me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”, tha Basha. /55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...