Mashtrimi i madh, qeveria nuk çel dot buxhetin

E Enjte, 07 June 2018 14:08

Kur jemi futur në muajin qershor që përkon me gjysmën e parë të viiti, qeveria ka hyrë në ngerç përsa i përket lëvrimit të fondeve të buxhetit. Mësohet se deri më tani qeveria ka çelur vetëm buxhetin e pagave për administratën ndërsa veprime të tjera nuk janë bërë përsa i përket projekteve të parashikuara në buxhetin 2018.

Praktikisht , projekte të tilla si ato në infrastukturë, kujtojmë Ramën që deklaronte menjëherë pas miratimit të buxhetit në nëntor 2017, “investimet në arsim dhe shëndetësia kanë një fluks investimesh më të lartë se asnjëherë tjetër. Po ashtu bujqësia ka një hop në financime,  42% më shumë do të investohet për infrastrukturën, janë mbi 400 milionë euro që planifikohen vetëm në drejtim të infrastrukturës, asaj rrugore dhe asaj të ujësjellës-kanalizimeve. Objektivi është që në katër vite të kemi rrugët kombëtare me standarde europiane. Shembulli më banal, por besoj shumë domethënës në krahasimin e standardeve, është se në Shqipëri, sa bie nata, ka vetëm një aks kombëtar me drita, Tiranë-Rinas” thoshte Rama. Por sot situata është po njësoj. Për asnjë shkollë të re nuk është alokuar fondi, edhe për rrugët situata vijon të jetë e njëtjta, nuk ka qytetar që të shohë sot autostrada të shtruara e të mirëmbajtura e jo më ti shohë ato të ndriçuara siç thoshte Rama në nëntor të 2017-ës.

Projektet janë ende në letër. Këtë e konfirmojnë edhe statistikat e zyrtare të ministrisë së Financave. Në foton e mëposhtme, të marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Financave, shihet qartë paaftësia e qeverisë për të shpenzuar paratë që mbledh nga taksat e shqiptarëve. Në tremujorin e parë të këtij viti shpenzimet publike shënojnë 10.4 miliardë lekë ndërkohë që në buxhet për të gjithë vitin parashikohen 86.4 miliardë lekë. Nëse do ta ndanin vitin në katër pjesë, dhe do të pjestonim fondin total, për 4 tremujorë, qeveria duhet të kishte investuar mesatarisht 22 miliardë lekë. Kjo shifër është 2.2 herë më e lartë se ajo e investuar.

Një tjetër zë i buxhetit i çelur vazhdimisht, përveç pagave të administrates, është edhe ai i shpenzimeve qeveritare. Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve nuk ka tender per asnjë rrugë, asnjë shkollë, asnjë spital. Te gjithë tenderat janë vetëm për bileta avioni. Kemi parë se sa shumë ka udhëtuar Kryeministri dhe kabineti.

Kjo është një situatë emergjente pasi investimet janë zëri më produktiv i buxhetit sepse ndikojnë drejtpërdrejtë rritjen ekonomike dhe rrisin punësimin.

I mbetet detyrë opozitës që ta bëjë këtë problematikë kauzë të vetën. Opozita, pa anashkaluar kauzën kundër kapjes së shtetit nga krimi, duhet që ti kërkojë urgjentisht qeverisë llogari për gjendjen ku është katandisur sektori më I rendësishëm, ai I financave. Edi Rama që prej marrjes së mandatit nuk ka punuar asnjë ditë. Nga Shtatori 2017 deri më tani, kryeministri nuk është future në zyrë, është marrë vetëm me skandalet si ai i rastit Tahiri apo ky I fundit me ministrin Fatmir Xhafaj.

tabela.jpg

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 15:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...