Gent Strazimiri, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka denoncuar futjen në sallën e seancave plenare të truprojës së kryeministrit Rama. Sipas Strazimirit, kreu i qeverisë “dhunoi parlamentarizmin duke futur në sallë bodyguardët e tij të armatosur përballë opozitës”.
“Dhunohet me armë Kuvendi i Shqpërisë!
Pasi dhunoi me oratori fekale popullin, sot në Sallën e Seancave Plenare, Edvin Rama dhunoi parlamentarizmin duke futur në sallë bodyguardët e tij të armatosur përballë opozitës!!!
KURRË asnjë Kryeministër më parë, sado frikë të ketë patur nuk e ka shkelur këtë kanun të parlamentarizmit!
Gramoz Ruçi është përgjegjës dhe bashkëfajtor në këtë skenar të fëlliqur model “shtator ’97”!”, shkruan deputeti demokrat, teksa publikon edhe videon nga tensionet në sallën e Parlamentit.
Shihni videon më poshtë
blob:https://www.facebook.com/d3c380b4-98f9-4eb6-a667-5aa40af15da9