Në vendnumëro, Gjermania: Negociatat për BE të jenë sërish të kushtëzuara

Premte, 15 June 2018 17:32

Gjermania ka rrëzuar përfundimisht shpresat se Shqipëria do të marrë një rekomandim pa kushte për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, në fund të këtij muaji. Ministri i Jashtëm Gjerman, Heike Maas ka përmendur sërish termin “hapje negociatash të kushtëzuara”, duke e lënë Shqipërinë sërish në statusin që gjendet prej nëntorit 2016.

Kryediplomati gjerman ka deklaruar në një editorial të “Atlantic Counsil” se “Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze gjyqësore. Kjo është arsyeja pse unë shprehimisht mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende. Nëse heqim perspektivën e tyre të pranimit, të gjitha reformat që kanë nisur do të vijnë në asgjë …”.

Ministri i jashtëm gjerman, duke shprehur zyrtarisht edhe qëndrimin e qeverisë së Merkelit, i referohet sërish termit “të kushtëzuar”, ndryshe nga ajo që sugjeroi Komisioni Europian në Prill të këtij viti për Shqipërinë.

Në nëntor 2016, Komisioni Europian sugjeroi për herë të parë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por duke vendosur kushtin për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Prej asaj kohe, qeveria shqiptare është angazhuar për të përmbushur këtë pritshmëri, por veprimet e saj kanë shkuar në të kundërt me qëllimin që u miratua reforma.

Pavarësisht gjendjes së vështirë të sistemit të drejtësi, për shkak të ligjeve të gabuara, Komisioni Europian, dy muaj më parë konstatoi se Shqipëria ka përmbushur kushtet e vendosura në 2016 dhe, për këtë arsye, i sugjeroi Këshillit Europian që të hapë negociatat për anëtarësimin e vendit tonë pa asnjë kusht.

Ky zhvillim u prit me entuziazëm nga kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Kjo e fundit zhvilloi takime, me urgjencë, me drejtuesit kryesorë të shtetit, për t’u përcjellë zyrtarisht rekomandimin e Komisionit Europian.

Kryeministri Edi Rama, nga ana e tij, bëri një dalje publike, me një pozitë triumfatori për këtë propozim të Komisionit Europian. Madje, ai nuk harroi të lëshonte shigjeta edhe ndaj opozitës, e cila, sipas tij, kishte luajtur të gjithë gurët për të penguar avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Pas euforisë së parë, Rama dhe qeveria e tij u përballën me skepticizmin e disa vendeve të rëndësishme të BE-së. Raportet e Vlahutinit, drejtuar Brukselit, e kishin bindur Komisionin Europian se Shqipëria vërtetë kishte ecur në rrugën e duhur. Por, raporte të pavarura që mbërrinin në kancelaritë kryesore europiane, sidomos në Gjermani dhe Francë, nuk rezultonin aq rozë sa i përshkruante Vlahutin.

Zyrtarë të rëndësishëm gjermanë, francezë, por edhe hollandezë e danezë kanë dëshmuar skepticizmin e tyre për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Problemet e theksuara me korrupsionin, lidhjet e zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar dhe një gjyqësor që po dobësohet gjithnjë e më shumë për shkak të parashikimeve të gabuara të Reformës në Drejtësi përbëjnë disa prej pengesave ende të pakapërcyera nga qeveria shqiptare.

Për shkak të mungesës së efiçenës së qeverisë shqiptare, tashmë vendi ynë, me shumë mundësi, do të marrë sërish një rekomandim përgjysëm, duke e lënë Shqipërisë sërish në status-quo-në e vendosur në vitin 2016.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...