×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjermania kushtëzoi negociatat, Berisha: Ndëshkimi i dytë nga Rama në 3 vite

Premte, 15 June 2018 17:31

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se, fakti që Gjermania kërkon hapjen e negociatave me kushte të reja për Shqipëri, është ndëshkimi i dytë që shqiptarët kanë marrë brenda 3 vitesh nga Edi Rama.

Shënimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Shqipëria për shkak te Edi Ramës mbetet dy herë në klasë!

Të dashur miq, Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass në një editorial në Atlantic Counsil shprehet se ai është për hapjen, por me kushte të negociatave me Shqipërinë!

Kjo deklarate vërteton se qeveria gjermane nuk pranon hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë ashtu siç e rekomandon Komisioni Europian!

Kjo deklaratë përsërit qëndrimin gjerman dhe Europian të shprehur nga Këshilli i Ministrave të BE-s në fund të viti 2016, që rekomandonte hapjen e negociatave, por me kushte, të cilat Rama nuk i plotësoi, por i përkeqësoi.

Ky qëndrim mendoj se është përcaktues për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe shuan çdo shpresë për një hapje pa kushte të tyre. Ky përbën një ndëshkim të rëndë, që Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, drogën, korrupsionin, mafien në më pak se tre vite u bën për se dyti shqiptarëve në rrugën e integrimit të tyre në BE!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...