Kryeministri Edi Rama, duket se i ka ditët e numëruar në qeveri.
Kreu i qeverisë ishte ditën e sotme në Dibër, ku hapi ceremoninë e fillimit të punëve për rrugën e Arbrit.
Nisja e punimeve, të paktën kështu thotë Rama, u bë pasi ai e kishte premtuar në 5 fushata se kjo rrugë do të niste.
Por, ajo çfarë u vu re ditën e sotme, përveç se u prit me protesta nga banorët e Dibrës, ishte fjalimi i Ramës.
Rama foli ditën e sotme nga Dibër, as më pak e as më shumë, sikur të ishte në fushatë e elektorale, pasi edhe një herë tjetër u shfajësua duke ia hedhur fajin qeverisë së kaluar.
Rama duket se e ka të qartë se vetmja mënyrë për tu larguar nga pushteti janë zgjedhjet e parakohshme, pasi me skandalet që i kanë plasur dhe po i plasin çdo ditë, e ka të pamundur për të qeverisur.
Kreu i qeverisë me përbërje rilindasish, u shfaq në Dibër ditën e sotme, i stresuar dhe plot mllef.
Ai është filmuar në një nga hotelet e qytetit, duke tymosur cigare, dhe nga gjestikulacionet, te jepte të kuptoje se vizita e Ramës në Dibër, ishte shoqëruar me mjaft problematika.
Tensioni i është shtuar Ramës edhe nga afri i datës, kur vendet e BE do të shprehen lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë, dhe shenjat për një lajm jo të mirë janë dhënë nga disa shtete dhe të përsëritura.
Dhe nëse Shqipëria nuk merr negociatat, atëherë Rama do të shtojë drejt zgjedhje të parakohshme për të dorëzuar pushtetin.
/55News.al/