Pas turit dy ditor të Kryeministrit Rama në Dibër për çeljen e punimeve të “Rrugës së Arbrit”, ka reaguar nënkryetarit i Partisë Demokratike, Edi Paloka nëpërmjet një statusi në Facebook. Paloka ka ironizuar kreun e qeverisë Rama i cili edhe pse i ftoi vetë qytetarët në takim nuk i lejoi ata të ishin pjesëmarrës, pasi më parë ishte siguruar të ngrinte gardhe për ti penguar ata.
Paloka thotë se e gjithë garda është angazhuar këto ditë për të kontrolluar rrugën nga Tirana në Peshkopi me qen dhe aparatura antiminë ngaqë e di që populli i tij “e do shumë”.
Statusi i Edi Palokës:
Kur kryeministri e di qe populli i tij “e do shume”
Pothuajse e gjithe garda eshte angazhuar keto dite duke kontrolluar pellembe per pellembe gjithe rrugen nga Tirana ne Peshkopi.
Nuk kane lene shkurre e ferre pa kontrolluar . Nuk kane lene vrime ne rruge e anash saj pa i hyre brenda. Me qen e aparatura antimine .
Me ushtare e civile qe kane qendruar roje gjithe naten e gjate gjithe rruges qe do duhej te bente sot Edvini per te shkuar ne Klos e pastaj ne Peshkopi.
E ne fund , pas gjithe ketyre peripecive, Rama shkoi ne Klos...me helikopter...
Shkoi te zhvillonte takim me popullin, pasi ishte siguruar qe policet qe kishin ngritur gardhe njeri pas tjetrit, te mos lejonin qe populli te shkonte ne takimin e Rames me popullin. E te mendosh qe i kishte ftuar vete ne fb .
Po keshtu eshte kur e di se sa te duan , paranoja ben te veten.