×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kryeministri mitoman gënjeu për refugjatët, kërkon shkatërrimin e vendit

E mërkurë, 20 June 2018 09:36

Pas reportazhit të medias gjermane ZDF, për mundësinë e pritjes së 600 mijë refugjatëve në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Ramës, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se “Kryeministri MITOMAN gënjeu për refugjatët sepse ka pranuar të marrë 600 mijë”. Sipas Vasilit, Rama është i gatshëm të shkatërrojë Shqipërinë për negociatat dhe kërkon ti marrë refugjatët për t'i hedhur hi syve të Europës pasi mendon se kështu mund të mbulojë trafikun dhe krimin e organizuar.

Postimi i plotë:

Kryeministri MITOMAN genjeu per refugjatet sepse ka pranuar te marre 600 mije.

Ky kryeminister MITOMAN,pa genjeshtren s’jeton dot.Ndonje nga budallenjte ose budallaçkat,qe i rrijne perqark e ka bindur qe eshte shume i zoti kur genjen ne vend qe t’i thone cope, qe duket komplet tuaf,i shplare dhe ordiner kur genjen.Dhe ky genjen kaq shume dhe pa pushim sa qe ndonje dite edhe ne thente ndonje here te verteten, jo vetem qe s’do ta besoje asnjeri, por as ai vete nuk do ta besoje veten.

Tamam nje MITOMAN keshtu u shfaq edhe ne problemin e refugjateve.

Zv.Ministri i Brendeshem Julian Hodaj deklaron per ZDF gjermane nje nga mediat absolutisht me te rendesishme dhe te medha te Gjermanise:

“qe kane kapacitet dhe experience per deri ne 600.000 azilante nga Siria”.

A e beson njeri qe ZDF interviston rastesisht nje zevendesminister te vogel te Shqiperise se vogel.

Kryeministri pak dite me pare deklaroi nje genjeshter te pacipe te gjate sa vete ai dhe ja çfare tha:

“Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë”

Ha ha ha….Nuk e paska degjuar asgje ky genjeshtari kryeminister,atehere le te degjoje zv.ministrin e tij qe foli ne ZDF.

Kryeministri MITOMAN per te kapur negociatat eshte gati te shkaterroje Shqiperine dhe te marre 600 mije refugjate,nderkohe qe shtete shume e shume here me te fuqishme se Shqiperia nuk e marrin persiper kete gjee jo me ky qe i la shqiptaret pa buke.

Ky kryeminister,qe ka bere dhjetra mijra shqiptare qe te marrin arratine nga Shqiperia do qe te marre 600 mije refugjate.

Ne vend se te luftoje trafiqet dhe krimin e organizuar ai eshte bere njesh me to.

Rruga me e lehte e kryeministrit per t’i hedhur hi syve Europes eshte te marre refugjatet,te shkaterroje Shqiperine dhe t’jua beje jeten edhe me te padurueshme shqiptareve, qe edhe ata qe kane mbetur te ikin akoma me shume.

Ndaj mos i besoni kurre ketij per cdo gje qe thote eshte thjesht nje MITOMAN.

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 09:47
Login to post comments