Paloka, Ramës: Kur të vjen ngordhja, truri ngordh i pari

E mërkurë, 20 June 2018 13:41

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Edi Paloka ka komentuar shfaqjet e sotme të Edi Ramës, që nga ajo e paradites kur ‘shoqëria civile’, protestonte te KPK-ja e deri tek e mesditës, ku Rama shpalosi sukseset e tij online. Sipas Palokës, ‘po ti kishte marrë si personazhe tek ai Erjoni i kukullave, do dukeshin pak më të natyrshëm e më të besueshëm dhe Rampalla vetë nuk do dukej aq i shpifur e qesharak. Po siç duket kur te vjen ngordhja, truri ngordh i pari...’.

Reagimi i plotë

Shfaqjet e neveritshme të Rampallës shtohen në të njëjtin proporcion me skandalet që i plasin.

Sot kishte nxjerrë nja dhjetë gërxho (që ishin po ata të cilët duartrokisnin Tahirin tek dera e Parlamentit dhe sulmonin gazetarët), i kishte mbiquajtur ‘shoqëri civile’ dhe i kishte vënë të protestonin për ‘kriminelet e Gërdecit dhe 21 janarit’.

Ndërkaq në kryeministri po shpaloset ‘suksesi i madh’ i bashkëqeverisjes on line ku nxjerrin përpara kamerave ca mjeranë (më duket se janë po ata që po protestonin si ‘shoqëri civile’) që tregojnë ‘krejt spontanisht’ se si ju a zgjidhi Rampalla hallet brenda pak minutave, sapo i shkruajtën tek platforma.

Po ti kishte marrë si personazhe tek ai Erjoni i kukullave, do dukeshin pak më të natyrshëm e më të besueshëm dhe Rampalla vetë nuk do dukej aq i shpifur e qesharak.

Po siç duket kur te vjen ngordhja, truri ngordh i pari...

Login to post comments