Kompania “Rama-Vlahutin” humb tenderin e negociatave

E mërkurë, 27 June 2018 20:41

Çelja e negociatave për Shqipërinë është trajtuar për një kohë të gjatë si biznes nga kryeministri Edi Rama. Njësoj si me pasuritë kombëtare, që po i jep te privati nëpërmjet PPP-ve të famshme korruptive, Rama e ka vendosur në ankand mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Tenderi në këtë rast ishte marrje e përgjigjes pozitive për hapjen e  negociatave. Ai mendoi se mund të fshihte të vërtetën nëpërmjet një konçensioni tjetër të korruptuar të dhënë Romana Vlahutinit.

Vlahutin, tashmë e paguara e Ramës, nisi lobimin e saj korruptiv dhe dezinformues. Lobim i cili me vendimin e djeshëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së dështoi.

Detyrat e caktuara për Vlahutinin ishte të nxihej veprimtaria e opozitas, për të fshehur krimet, parcelat me kanabis dhe korrupsionin në zyrat e shtetit.

Flokëkuqja ka mbajtur qëndrime të njëanshme në favor të qeverisë socialiste gjatë mandatit të saj.  Madje, ajo ka dhënë edhe informacione jo përherë të sakta, në Bruksel, mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Qeveria shpenzoi shuma të mëdha nga fondet publike për të udhëtuar në kancelaritë e Europës, ndërkohë që hapja e negociatave ishte e thjeshtë për Shqipërinë. BE kërkonte vetëm luftën ndaj krimit, drogës dhe korrupsionit.

Por, as ambasadorja e as shpenzimi i parave të shqiptarëve nuk na sollën vendimin e shumëpritur , hapjen e negociatave.

Tashmë, bashkë me dështimin e qeverisë “Rama” për të siguruar hapjen e negociatave, ka dështuar edhe Vlahutin. Ajo së shpejti përfundon mandatin e saj në Tiranë dhe Edi Rama e ministrat e tij do të duhet të përballojnë pa mbështetjen e saj sfidat që vendosi së fundmi Këshilli Europian. /55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 21:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...