“Fake Kryeministër për një Fake News! Edi Rama gënjen”

E mërkurë, 27 June 2018 21:06

Deputeti i LSI-së Luan Rama ka reaguar në mënyrë të menjëhershme pas konferencës së kryeministrit Edi Rama lidhur me shtyrjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Luan Rama akuzoi kryeministrin si gënjeshtar dhe theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë po bën hapa pas.

Postimi i plotë;

 “Fake Kryeministër për një Fake News!

Këshilli Europian vendosi të mos i hapë negociatat me Shqipërinë! Procesi i integrimit bën hapa pas, ndërsa Kryeministri ynë përpiqet t’a mbulojë këtë këtë të vërtetë me një Fake News! Shkurt, gënjen!

Me sa duket për të kënaqur veten, sepse askush tjetër, madje as ministrat e tij nuk e besojnë! Sepse nuk janë aq budallenj!

Në vend që dita e sotme të ishte një moment reflektimi e përgjegjësie, për Kryeministrin e qeverinë e tij në rradhë të parë, por edhe për të gjithë klasën politike, ky Fake Kryeministër merr përsipër të shfaqet si i papërgjegjshëm me një Fake News!

Këshilli Europian, pra ministrat e jashtëm të BE-së, e shtynë afatin e marrjes së vendimit për çeljen e negociatave për pas një viti!

Pra, qershori i vitit 2019 është koha e shqyrtimit se si Shqipëria do t'i plotësojë kushtet e vendosura, dhe jo apriori koha e çeljes së negociatave!

Të kundërtën e kësaj të vërtete mund t'a besojnë vetëm budallenjtë!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...