Mashtrimi i Ramës me negociatat (VIDEO)

Premte, 29 June 2018 09:55

Vendet e BE nuk i hapën negociatat me vendin tonë, edhe pse kryeministri Edi Rama kishte premtuar disa herë se Shqipëria do të merrte një përgjigje pozitive.

Dhe BE, ishte e qartë për vendimin që mori, duke nënvizuar se nuk janë plotësuar kushte, madje i shoti qeverisë shqiptare edhe disa të tjera për të plotësuar.

Por Edi Rama pretendon se negociatat janë hapur, edhe pse BE u shpreh qartë se do të jetë qershori i vitit tjetër që do të përcaktojë se do të nisin negociatat me Shqipërinë.

Ajo çfarë të bën përshtypje është se Edi Rama nga njëra ana thotë se negociatat janë hapur ndërsa nga ana tjetër, pretendon se është opozita që po pengon Shqipërinë drejt integrimin europian.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 10:48

Video

Login to post comments