Diplomacia shqiptare, strehë e pinjollëve të diktaturës komuniste

Diel, 01 July 2018 10:49

Deputetja e Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat nga selia blu është shprehur se qeveria e ka shndërruar diplomacinë shqiptare në strehën e pinjollëve të diktaturës komuniste.

“Ministri Ditmir Bushati zbaton të njëjtat kritere siç bënte dikur i ati në diktaturë, duke emëruar familjarët i ish Byrosë Politike në poste të rëndësishme diplomatike. Konkretisht është rasti i fundit, ai i emërimit të ambasadorit të Shqipërisë në Suedi i Virgjil Kules, dhëndri i Rita Markos”, tha deputetja Çupi duke përmendur edhe shumë raste të tjera. “PD nuk do t’i njohë këto emërime”, nënvizoi Çupi.

Video

Login to post comments