Kryeministri Rama është ndalur sot në Korçë ku ka vijuar me turin e tij të llogaridhënies. Por si në çdo takim tjetër vetëm llogaridhënie nuk ka por vetëm arrogancë.
Pas fjalimit të tij, Rama u ka dhënë mikrofonin banorëve, për të shprehur shqetësimet e tyre. Kryeministri u ka kërkuar mirëkuptimin burrave të pranishëm në takim që të flasin fillimisht gratë.
“Prit, nuk e ke radhën ti tani. Të mbarojnë zonjat më pas ju. Se këtë vend burrat e kanë marrë në qafë dhe e vetmja shpresë për këtë vend janë gratë”, u shpreh Rama.