Edi Rama dhe Aleksis Tsipras janë takuar pasditen e sotme në Londër. Siç edhe duket në foto, takimi mes tyre nuk ka qenë ‘kokë më kokë’, por me praninë e ministrave të jashtë e këshilltarëve. Lajmi është shpërndarë në Twitter.
Dy kryeministrat kanë diskutuar rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme.
55 news.al mëson se pala shqiptare ia ka bërë më të lehtë diskutime palës greke, pasi kësaj të fundit nuk i duhet më të kundërshtojë për çështjen e çame.
55news.al mëson se pala shqiptare nuk e ka përfshirë këtë çështje në kushtet e saj. Pala shqiptare është kështu e pafuqishme ndaj asaj greke, duke iu nënshtruar diktatit helen.
Bisedimet janë fokusuar në çështjet bilaterale, në të cilat ka pasur mosmarrëveshje apo çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe ka vlerësuar se ka pasur progres substancial drejt gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për to. Por një ndër cështjet e pazgjidhura është ajo çame.