Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ditën e enjte do të jetë në Uashington, ku do të mbajë një fjalim në një event publik të organizuar nga instituti Hudson.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Hudson, nëpërmjet twitterit, ku bën me dije se në datë 12 korrik do të organizojë një event publik në Uashington, ku një nga folësit kryesorë do të jetë Lulzim Basha.
Paneli do të jetë i përbërë nga personalitete të nivelit të lartë botëror, si eurodeputetët Danjean dhe White, kreu qendrës për Politikat Europiane z Doran, do të diskutojnë për sfidat kryesore NATO-s siç janë terrorizmi, emigracioni, kundërpërgjigja ndaj rritjes së aktivitetit të Rusisë etj.