Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar pasditen e sotme se kryeministri Edi Rama dhe “mafia” e tij e naftës janë duke u përgatitur për pushimin nga puna të 2000 naftëtarëve të Albpetrol.
Përmes një postimi në “facebook” ish-kryeministri ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili tregon se ky pushim do të bëhet duke mos u respektuar asnjë ligj dhe asnjë kriter.
Postimi i plotë:
Pregatitet linçimi nga puna i 2000 naftetareve te Albpetrolit nga Rama dhe mafia e tij e naftes!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje doktor!
Nje shqetesim doja te ndaj me ju.
Une jam nje punonjese e Albpetrol dhe ndjej keq ardhje te vecante si per vete edhe per rreth 2000 vet qe po behen gati ti hedhin ne rruge e t'i lene pa pune per shkaqe privatizimi zhvatje dhe vjedhje te hapur qe po bejne perdite.
Duke mos respektuar asnje ligje e asnje kriter,si per dhenien me konçesion te vend-burimeve te mbetura por edhe per trajtimin e punojsve te tij(jane gati per ti hedhur ne rruge duke mos respektuar asnje presje te kodit te punes,se per ligje te shoqerive aksionere jo e jo),si per ato njerez qe jane prag pensioni dhe per te rinjet.
Duke te falenderuar perzemersisht dhe me shprese gjysem te vdekur se mund te behet dicka, te uroj nje pasdite te qete.”