Ndryshe se nga se ka deklaruar kryeministri Edi Rama se negociatat me BE-në janë hapur, tjetër mendim ka komisioneri Johanes Hahn.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka thënë se do të vizitojë Tiranën në ditët e ardhshme për të vijuar punën për hapjen e negociatave vitin tjetër.
“Do vazhdojmë përgatitjet për hapjen e negociatave sic është parashikuar për vitin e ardhshëm. Do bëhet gjithcka për të ecur përpara me hapat e parashikuar drejt hapjes së negociatave do jemi edhe në Tiranë do takohemi sërish me kryeministrin Rama, do flasim edhe me qeverinë edhe me opozitën pasi kemi të bëjmë me një qëllim kombëtar që është shumë i rëndësishëm për shoqërinë dhe ajo që duhet të bëjmë është të arrijmë këtë qëllim që është me rëndësi për shoqërinë shqiptare, është qëllim i përbashkët që na përket të gjithëve, kemi zhvilluar një takim të frytshëm”.
Duke ju pergjigjur interesit te mediave, se cfare pritet nga qeveria shqiptare, Hahn u shpreh:
“Të vazhdojë punën për procesin e reformave se një nga arsyet pse pati një mbështetje kaq të madhe ishte rezultatet e para premtuese të procesit të vetingut por kjo duhet të vazhdojë se s’ka përfunduar ende. Puna duhet të vijojë dhe së dyti tani është detyra për të gjithë administratën për tu marrë me fushat e 35 kapitujve për të parë që situata ligjore është në përputhje me kushtet e BE”.