Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka publikuar disa foto në “facebook” e tij nga fshati Bishqethëm në qytetin e Lushnjës ku duket se hedhja e plehrave është një vatër e madhe epidemie.
Më tej deputeti demokrat thotë se taksat e banorëve shkojnë vetëm për të kënaqur qejfet e politikanëve, pasi për situatën e krijuar nuk po bëhet asnjë ndryshim.
Postimi i plotë:
Vater epidemie ne fshatin Bishtqethem, njesia administrative Kolonje, bashkia Lushnje.
Nuk di per çfare paguajne takse pastrimi banoret e ketij fshati??
Bashkite u “ rregulluan” te tilla qe ti sherbejne vetem politikes por jo QYTETAREVE.
Me bashki elektorale, qytetaret do te jene gjith kohen jashte vemendjes.