“Europa nuk është në gjendje të mirë”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë për median gjermane ” “ZDF mediathek”.
Teksa është pytur se si po përjetohet kriza aktuale e Europës në Ballkan, Rama është shprehur se Ballkani tani është në gjendje të mirë ndërsa Europa është në gjendje të keqe.
“Jetojmë në një situtë që është e njohur si “mallkimi i Ballkanit”. Kur ne ishim në një gjendje të keqe, Europa ishte në një gjendje të mirë. Tani jemi në gjendje të mirë, Europa nuk është. Duke pritur që të takohemi, ne vazhdojmë të luftojmë dhe të punojmë. Kemi bërë shumë progres. Tani kemi një afat për të hapur negociatat dhe duhet ta arrijmë. Pastaj do të vazhdojmë sërish punën.”, u shpreh Rama.
Rama është shprehur se po të mos ishte kancelarja gjermane gjatë momentit të vështirë që Europa po kalon me krizën e brendshme në Bashkimin Europian, fati i saj nuk do të dihej.