Manjani, akuza të renda për korrupsion të dy ambasadorëve

Diel, 22 July 2018 10:49

Reagimi:

Projekt ligji që propozon Rilindja për kuotat e Shkollës së Magjistraturës, megjithë propozimet e bëra nga ato që kanë mbetur ende në delegacionin e BE dhe ambasadën e SHBA, është antireformë dhe legalizim i korrupsionit!

Është anti-reformë sepse:

1. Sipas ligjeve të reja kuotat e magistratëve që duhet të shkollohen i përcakton KLGJ dhe KLP. Në kundërshtim me këto ligje, Rilindja propozon që kuotat i caktojë Parlamenti.

2. Miratimi i kuotave nga Parlamenti, do të thotë legalizim i mos krijimit të KLGJ dhe KLP. Të dyja këto organe janë motori i zbatimit të reformës. Pra nuk është vetting-u, as Shkolla Magjistraturës. Jo! Është krijimi i KLGJ dhe KLP. Nëse detyrat e tyre do ti kryejë Kuvendi, tamam si me ligjin e prishjes së Teatrit, atëhere nuk ato krijohen. Të paktën tani shpejt!

3. Me këtë projekt-ligj Rilindja kërkon të hedhë hi syve opinionit. Shitja që i bën këtij projekti si “zgjidhje e vakumit në drejtësi”, është mashtrim!

Ky projekt nuk zgjidh fillimin e funksionimit te gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.  Ky ligj nuk zgjidh as krijimin e SPAK e as të Byrosë së Hetimit. As çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm e as të Inspektorit të Përgjithshëm. Asnjërën nga këto! Pra është mashtrim!

Projekti është legalizim i korrupsionit që Rilindja ka përgatitur me pranimet e reja në këtë shkollë. Për turp e faqe të zezë, Rilindja ofron kuota pranimesh në Shkollën e Magistraturës për cilindo deputet apo parti opozitare që voton projekt ligjin! E thënë më thjesht: nga numri i propozuar në ligj si pranime të reja në këtë shkollë, ju jepet mundësia deputetëve që votojnë ligjin të fusin emrat e tyre. Ky është kulmi i korrupsionit! I nivelit të lartë dhe me mbështjetje ambasadash madje. Se si kanë fytyrë e turinj që akoma flasin për reformë; për drejtësi; për konkurse e për pavarësi këta, nuk e di!

E kuptoj që ka ende shumë njerëz që janë skeptikë për Opozitën, mbase me të drejtë, por qëndresa e saj kundër kesaj poshtërsie meriton respekt dhe vlerësim. Veçanërisht meriton respekt qëndresa ndaj përpjekjeve të Rilindjes për të përçarë opozitën me oferta korruptive. Ky është në fakt edhe qëllimi i vërtetë i Rilindjes! Përçarja e opozitës, mundësisht me ndonjë pazar në mes!Poshtërsi...

Modifikuar më Diel, 22 July 2018 10:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...