Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike, ka dhënë një zgjidhje se si mund të largohet gjyqtari Dvorani nga sistemi. Ai shprehet se t’i mbushësh mendjen Ramës se nuk i bën më punë dhe gjyqtari ikën që nesër.
Postimi i plotë
Dvorani, engjelli i Rames
Nje ligj i thjeshte kerkon minimumi 36 dhe maksimumi 71 vota qe te ndryshohet.
Rregullorja e Kuvendit kerkon minimumi 71 vota te ndryshohet.
Kodet, ligjet kryesore te drejtesise, kerkojne minimumi 3/5 e votave apo 84 vota qe te ndryshohen.
Kushtetuta kerkon minimumi 2/3 e votave apo 94 vota qe te ndryshohet.
Vetem Ardian Dvoranit nuk i mjafton nje vendim Gjykate Kushtetuese qe te shkarkohet. Fundja ajo eshte nje palo gjykate, nuk i vlejne me vendimet sepse e shkarkoi reforma e Xhafajt. Madje edhe vetingun Dvorani e hengri per mengjes.
Ardian Dvorani nuk shkarkohet dot as me 139 votat e parlamentit. Madje edhe OKB, NATO, Parlamenti Europian, Keshilli Europian, Komisioni Europian, OSBE, ODIHR, keshilli i Eurpes, Komisioni i Venecias te mblidhen vecmas apo sebashku, nuk e shkarkojne dot.
Ardian Dvorani shkarkohet vetem me nje vote: mbushjani mendjen Rames qe nuk i ben me pune dhe fluturon neser! Kaq e thjeshte eshte.
Nuk ka me rendesi stabiliteti juridik, rendesi ka stabiliteti i Dvoranit ne majat e Drejtesise sepse eshte shume i rendesishem per Ramen. Doni prove? Kushtetuta percakton se anetari i Gjykates se Larte e ka mandatin 9 vite. Dvorani eshte i vetmi anetar ne historine e saj qe ka 13 vite ne ate post, pra kater vite pertej Kushtetutes edhe pse Gjykata Kushtetuese urdheroi ne 2016 qe te largohej nga detyra. Bust do t’i ngreme, Posta Shqiptare do te emetoje pulle speciale, pse jo edhe Banka te emetoje kartmonedhe me profilin e tij.
Prisni kur te dale ndonje i zellshem e te propozoje qe neni 1, pika 3, i Kushtetutes te ndryshohet si vijon: “Qeverisja bazohet ne lidhjen me Kryeministrin Edi Rama”.