Kreshnik Çollaku, Kryetari i Grupit të Këshillit Bashkiak të PD-së, foli nw njw intervistw pwr Faxnews për çështje të rëndësishme dhe zhvillimet e fundit që po ndodhin në kryeqytet.
Çollaku ka paralajmëruar për tjetërsimin e 4 pronave publike në Tiranë, të cilat do ti jepen bashkisë. “Është një sulm i paprecedent ndaj pronës publike. Ku do, ku ka prona publike të mbetura, ka një sulm, ka një projekt për ti grabitur, për pastrimin e parave. Nesër është njoftuar një mbledhje e Këshillti Bashkiak në Tiranë, dhe në materialet e parqitura, Bashkia e Tiranës porpozon për këto 4 prona publike:
Reparti i pastrimi të fonderisë së Gizës, sipërfaqe me 350 m2
Një sipërfaqe në Kombinat, rreth 372 m2
10 mijë e 400 m2 në rrugën Hamdi Pepa
4.Reparti të Orëve të Ndërrmarjeve Metalike në Tiranë, pra pronë publike, po përgatiten tu jepen palëve të treta.
Çdo pronë e dhënë, mund të jepet vetëm me vendim të këshillit bashkiak, me një vendim me shumicë prej 3/5 të këshillit bashkiak. Përgjegjës për pronën publike në Tiranë, nuk është kryetari i bashkisë, as adminstratat e tij, është paralmeti i qytetit, në këtë rast Këshilli Bashkiak i Tiranës. Është qartësisht për ti grabitur këto prona, askush nuk e pengon kryebashkiakun të propozojë, por jo të vendos ai çfarë do.
Çfarë kanë bërë? Përgatisin 4 prona, asete publike, nuk e dimë se kush i merr, është një abuzim flagrant. Këta po grisini ligjet, duke tentuar ta kalojnë me një shumcië të vogël. A e dinë ata që po thyejnë ligjin? Sigurisht që po.”
Dhënia e territorit të Gardës së Republikës në administrim çfarë paralajmëron?
“Paralajmëron një projekt mafiozë, për të kryer aktivitetin e tyre të paligjëshme financiar. Është pastrimi i parave. Grada e republikës i është dhënë Bashkisë së Tiranë, si truall publik. Por duke parë precedentin e pronës publike,sistemi është i tillë,merret trualli, sajon alibira, diku teatër, park lojrash, dhe realizohen kulla. Marrin pronën publike, dhe ndërtojnë, kulla, dihet që ndërtimi i kullave është pasrtrim parash.
Prona e teatrit nga publike në provate?
“Ky është një debat fisnik, shoqëria civile meriton respekt. Ne si këshill bashkiak të zgjedhur nga qytetarët do të mbrojmë interesat e tyre, Interes i madh i Edi Ramës dhe Erion Veliaj, nuk është teatri, janë kullat, pastrimi i parave të pista. Ne deklaruam se nuk do të ta kenë kurrë votën tonë për tjetërsimin e teatrit. Kjo po shkrinë, po shkatërron këshillin bashkiak të Tiranës. Me këtë akt ata kanë shkrirë parlamentarin e Tiranës. Qeveria po shkarkon këshillin bashkiak.”
Kompetencat tuaja i kanë kaluar parlamentit duke iu referuar ligjjit ‘Fusha’?
“Kompetencat tona po tentojnë që ti grabisë parlamenti, qeveria nëpërmjet ligjit ‘Fusha’.”
A vlejnë më mandatet tuaja si këshilltar bashkiak?
“Nuk është sekret se kolegët, por dhe unë po mendojmë edhe hapjen e fundit dorëzimin e mandatëve, sepse kur të shkarkojnë nga kompetencat është e kot që ta mbash. Ne po mendojmë dorëzimi e mandateve dhe nuk përjashtohet si mundësi. Ne mandatate na i kanë dhënë qytetarët, do të nsimim konsulatat me qytërarë. A vlenë ti mbajmë apo jo? Po e mendojmë këtë gjë. Jemi në vendimarrje të këtij procesi.”
Diegia e mandateve do të kryehet së bashku me LSI-në?
“Ne kemi pasur qendrime të njëjta për çdo problem, para se të mbërrim tek ky vendim do bashkëbisedojmë. Por jemi në diskutimin e disa qendrimeve. Unë nuk shikojë shumë hapsira, sepse në këtë pamundësi të krijuar dhe për ne është shumë e vëshirë. Nese i lëmë këto mandate, ne do ia dorëzojmë qytetarëve dhe më pas të merret Veliaj me qyetarët. Është një vëshitrësi e madhe për ne, por është sjellja e bashkisë, që na detyronë të bëjmë këtë gjë. Nëse ne do të tërhiqemi, mandate do i dorëzojmë tek qyetarët.”
Nëse nuk do hiqni dorë nga mandatet si do ta ndalni kalimin e pronës publike në private?
“Ne detyrën tonë primare do ta bëjmë, edhe në vaësit të asaj që kërkohet. Më pas kryebashkiaku do të përballet me qytetarët.”
Zhvendosja e tregut për rrobat e përdorura, si ju duket?
“Më duket një standart racist. Unë jam dakord që qytetit duhet të mobilzohet. Por një tregatrë romë duhet të trajtohet në mënyrë të njëtjë. Më duket sikur është një ligj, i cili do të pastrojë këta njerëz, pa u konsultuar me komunitetin romë dhe egjiptianë.”
Çfarë po ndodh në Tiranë rrugë të hapura, pa tabela orinetimi gropa që hapen dhe mbyllen?
“Është një teatër që po luhet në Tiranë. Nuk kemi infromacion, 0 informacion, për çdo gjë që bëhet. Di të them që ka vetëm një angazhim të stafit të propagandës se sa shumë po punon Veliaj. Është një teatër, që këta qofshin që nuk u vjen pështirë nga këto që bëjnë. Pra prodhohet fabula që kryetari i bashkisë po punon”.