Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ka bërë thirrje kreut të shtetit Ilir Meta dhe kreut të Gjykatës së Lartë Zoganjori që të mos miratojnë asnjë ligj të qeverisë që bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Ja kërkesa e kreut të Republikanëve shqiptarë:Thirrje për Presidentin e Republikës z.Meta: Thirrje për Kryetarin e Gjykatës se Larte Xhezair Zaganjori: Të mos dekretojë asnjë ligj të miratuar në Kuvend, i cili kontestohet për mospërputhje me kushtetutën nga opozita. Presidenti është garant i Unitetit të popullit. Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, në mungesë të saj Presidenti duhet të garantoj unitetin në mbrojtje të Kushtetutës. Do i bëja thirrje z.Zaganjori, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë të flasë, si gjyqtar me eksperiencë për pasojat e mosfunksionimit të kësaj gjykate dhe rrënimit të gjyqësorit, po ashtu duhet te bërtasë kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Pa gjykatë kushtetuese një Parlament normal do pushonte së funksionuari, sepse ndryshe ai kthehet siç është kthyer në noter të krimit dhe korrupsionit qeveritar. Gjykata e Lartë për shkak të bllokimit ka 26000 dosje pa shqyrtuar kjo është e papranueshme mosfunksionimi i kësaj Gjykate do thotë cenim i drejtpërdrejtë i të drejtave civile dhe penale të qytetarëve.