Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e ligjit për shembjen e Teatrit.
Vokshi shprehet se fakti që Meta e riktheu ligjin në Kuvend tregon haptazi se veprimi i Ramës ishte në kundërshtim me kushtetutën.
Më tutje Vokshi kërkon nga socialistët të mos ndikohen nga Rama, por të mbrojnë pasurinë trashëgimore kulturore dhe pronën publike.
Postimi i Plotë:
Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti z. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, jane një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës. Kjo tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë, dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese. Veprimi i Presidentit të Republikës, meriton të përshendetet!Gjej rastin të falenderoj edhe njëherë te gjithë artistët, aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare qe ju bashkuan qëndresës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ndërtesën unike me vlera të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore Europiane, si dhe për të ndalur grabitjen e pronës publike për qëllime korruptive. I bëj thirrje deputeteve socialist të reflektojnë dhe lexojnë me vëmendje Dekretin e Presidentit, si dhe të heqin dorë e të mos i nështrohen urdhrit mafioz të Edi Ramës, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik. Qëndresa duhet të vazhdojë derisa ky ligj të varroset perfundimisht. Unë do të jem atje në shesh me qytetarët derisa kjo të ndodhë.