×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjykata Europiane: Në Shqipëri, 1 në 3 tendera jepen pa garë

Hënë, 30 July 2018 17:13

Pas rezultateve të Gjykatës Europiane të Auditit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook ka ringritur akuzat për abuzime me tenderat në institucionet shqiptare.

“Gjykata Europiane konfirmon atë që opozita ka kohë që denoncon me forcë: problemin e tenderave dhe koncesioneve që jepen abuzivisht”,- shkruan Tabaku, duke theksuar se në “Në Shqipëri 30% e tenderave publikë janë të paracaktuara”.

“Gjykata vëren problematikat që lidhen me procedurat negociuese që në shumicën e rasteve abuzojnë me rastet emergjente, me mungesën e përdorimit të sistemit elektronik, mungesën e harmonizimit të plotë të ligjit për prokurimet publike me legjislacionin e manaxhimit, mungesën e udhëzimeve dhe hapave konkretë në lidhje me kompanitë që nënkontraktohen (pra mungesë kontrolli mbi fituesin) si dhe mungesën e udhëzimeve dhe monitorimit të procedurave që përbëjnë prokurimet publike.

Në Shqipëri, tenderat publikë jane dhene praktikisht pa gare. Edi Rama ka dhene 250 mln euro pa gare, miqve e oligarkeve. Ekonomia eshte centralizuar ne pak duar me bekimin dhe shperndarjen e qeverise te pjeseve te ekonomise ne keto duar. Kjo eshte arsyeja pse investitoret e huaj jane larguar e nuk vijne te tjere. Kësaj radhe Gjykata Europiane e Auditit foli shqip njësoj si opozita 3 muaj më parë,” shkruan ajo.

37984114_1858197287601561_6579065787737178112_n.jpg

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 17:16
Login to post comments