Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur përmes një postimi në “facebook” se kryeministri Edi Rama është injorant dhe që thotë përmendësh atë që i mësojnë ministrat e tij.
“Kryeministri dihet tashme nga te gjithe qe nuk kupton hicgje dhe thote permendesh ato qe i thone ministrat.” shkruan Vasili.
Këtë shkrim kreu i grupit parlamentar të LSI-së merr shkas nga reagimi i kryeministrit pas postimit të Standart & Poors.
Më tej Vasili shton se Rama di shkrim e këndim ndaj mund ta lexojë dhe vetë çfarë thotë Standart & Poors. “Ne mund të ndërmarrin një veprim vlerësimi negativ nëse do të vërejmë materializimin detyrimeve kontigjente nga projektet e Partneritetit Publik Privat ose shtimi i borxheve të fshehura nga qeveria" deklaroi Standard and Poors në vlerësimin e fundit për Shqipërinë”.
Pra aty flitet për piramidën hajdute financiare të qeverië që e drejton kryeministri “ që shkëlqen me injorancën e tij” thotë Vasili.
Postimi i plotë:
Kryeministri qe shkelqen me injorancen e tij !!!
Kryeministri dihet tashme nga te gjithe qe nuk kupton hicgje dhe thote permendesh ato qe i thone ministrat.
Keta te fundit ja kane marre doren dhe bejne sikur i japin sihariqe dhe ky papagalloset dhe i perserit gjithe qejf.
Edhe per vleresimin e Standart & Poors prap e tallen dhe ai i varferi e shkruajti ne FB gjithe qejf.
Ne nuk duam ta tallim kryeministrin ndaj me qe te pakten shkrim e kendim di, le ta lexoje vete çfare thote Standart & Poors:
"Ne mund të ndërmarrin një veprim vlerësimi negativ nëse do të vërejmë materializimin detyrimeve kontigjente nga projektet e Partneritetit Publik Privat ose shtimi i borxheve të fshehura nga qeveria" deklaroi Standard and Poors në vlerësimin e fundit për Shqipërinë.
E ka fjalen Standart & Poors per koncesionet apo per piramiden hajdute financiare te qeverise,qe drejton kryeministri qe shkelqen me injorancen e tij.