Pronari i Dvoranit kritikon Gjykatat

E mërkurë, 08 August 2018 19:09

Pak ditë më parë me firmën e Kryeministrit Edi Rama Komisioni i Vettingut mbylli njërin sy dhe konfirmoi në detyrë një ndër gjyqtarët e anatemuar për pasuritë e pajustifikueshme. Bëhej fjalë për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranin. Dvorani u mor në mbrojtje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se anëtari I Gjykatës së Lartë, sipas Inspektoratit të Pasurive, nuk justifikonte 99 milionë lekë.

Dhe pak ditë pas kësaj, sot, Rama nëpërmjet ministrive akuzoi disa gjyqtarë të tjerë të sistemit, si të korruptuar. Në fillim Ministria e Drejtësisë dhe më pas ajo e Brendshme shigjetuan gjyqtaren e  Vlorës Herila Çela për një vendim të dyshimtë për lirimin e një personi me precedent penal.

Rasti në fjalë mund të jetë i vërtetë, por të gjithë e dimë se këtë të drejtë, gjyqtarët e kanë marrë nga vetë kryeministri. Është vetë Rama që nuk arreston dhe liron nga burgu persona të akuzuar për krime të ndryshme. Madje, shqiptarët e dinë se, Rama, individët me rekorde kriminale si trafikantë të vajzave shqiptare aop trafikantë të drogave i ka marrë si bashkëpunëtore politikë. Rasti i Roshit, Nokës, Frrokut.

Zëvendës ministrat, si ai i Drejtësisë Toni Gogu ashtu edhe ai i Brendshëm Besfort Lamallari, që denoncuan sot rastin e Vlorës, duhet të ngrenë zërin për lirimin me urdhër të Ramës pak javë më parë të Mark Frrokut. Dy zëvendës ministrat duhet të ngrenë zërin për mbajtjen jashtë të Saimir Tahirit, edhe ky i ndihmuar nga gjyqtarët që Rama i urdhëron dhe shantazhon.

Janë po këta gjyqtarë që Rama i mban ende në krye të gjykatave pavarësisht se u ka mbaruar mandati. Rasti Dvorani, i cili pre 4 vitesh i ka mbaruar mandati në Gjykatën e Lartë, mbahet nga Rama në këtë pozicion për ti shërbyer si në rastin e ndërmjetësimit të Agron Xhafaj me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mos ekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge.

Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke patur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili.

Çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilaj.

E pra , dy zëvendës ministrat që u përdorën sot për denoncimin e një rasti në Vlorë, duhet ta kuptojnë se gjyqtarët që favorizojnë kriminelë, nxitjen dhe frymëzimin e marrin nga vetë kryeministri Rama./ Redaksionale

Login to post comments