Fundjavat e Ramës, të maskuara si mbledhje qeverie

Hënë, 27 August 2018 19:29

Janë bërë 5 vite të qeverisë dhe kryeministri Rama i ka duart e përlyera vetëm me bojëra tushi, nuk ka gjurmë të një stilolapsi. Nga fotot që nxjerr vet, duket tryeza kryeministrore me dengje vizatimesh kopshti dhe asgjëkund nuk sheh ndonjë shkresë shtetërore. Në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, shumica e VKM-ve nuk kanë firmën e Edi Ramës, por të zv.kryeministrit.  Aq i panjohur është me punën kryeministrore dhe po aq alergji e ka, saqë disa zëra thonë  se Edi Rama e ngatërron shpesh derën e zyrës së tij dhe sallën e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave.

Kësisoj, tërë javën kryeministri ynë nuk rezulton si prezencë në Kryeministri, por ka gjetur disa ekskursione të fundjavave për ti quajtur mbledhje qeverie. Ai vazhdon të organizojë mbledhje qeverie në Vlorë, bash aty ku krimi dhe narko-trafiku është kthyer në një përditshmëri, madje dëgjohen aq më shumë vrasje e vjedhje saqë kanë mbytur zhurmën e detit. Po bash për këtë mjedis e zgjedh Vlorën, jo për jodin e detit, por për duhmën kriminale sepse është i vetëdijshëm që çka kapluar sot Vlorën është një krim i prodhuar nga ai vetë.

Po ashtu, ai i ka vënë vetes një helikopter charter rehatisë së vetë dhe shtegton nëpër Shqipëri për të bërë dy-tre mbledhje ose ja bef për Itali si tifoz stadiumesh Çka është më dramatike, konsiston në atë se ky kryeministri i fundjavave po kushton shumë. Udhëtimet e tij dhe “ushtrisë” me kuç e me maç, përfshirë stafin te ERTV marrin nga buxheti i shtetit plot dieta dhe shërbime luksoze të cilat po gërryejnë atë çik para që ka ngelur në buxhet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...