Edhe afrikanët e Eritreas refuzojnë Shqipërinë

Hënë, 27 August 2018 19:52

Ndonëse në logjike nuk mund as të mendohet, por 20 afrikanët e Eritreas kanë refuzuar ftesën e Ramës për tu strehuar në Shqipëri. Eritrea ndodhet në pjesën veri-lindore të Afrikës dhe në pjesën lindore të vendit ka dalje në Detin e Kuq. Arsyet që i kanë çuar ata të emigrojnë drejt brigjeve Evropiane janë luftërat politike në vendet e tyre.
Lajmi se zemërgjeri Rama pranoi të merrte 20 afrikanë, njësoj si në filmin “Lulëkuqe përmbi mure” u publikua me jehonë të madhe në mediat qeveritare. Ato e cilësuan Ramën si një ndër kontributorët më të mëdhenj të momentit në pritjen e azilkërkuesve të Lindjes së Mesme.
Por çuditërisht të njëjta media që ndoqën me ngulm këtë lajm, po censurojnë faktin se 20 afrikanët kanë refuzuar ftesën e qëndrimit në Shqipëri.
Për afrikanët do të ishte më mirë te ktheheshin në vendin e tyre, Eritrea, se sa të qëndronin në vendin rekord të azil kërkimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria renditet si shteti i parë pas Lindjes së Mesme për numrin e azil kërkimit.
Shqipëria për afrikanët është vendi i cili nuk u siguron dot të ardhme fëmijëve të tyre. Ndryshe nuk do të kuptoheshin “braktisjet” që prindërit shqiptarë u bëjnë fëmijëve në shtetet si Franca, Gjermania, Britania e Madhe , Suedia apo Norvegjia.
Shqipëria për afrikanët është vendi që nuk u siguron dot punë. Papunësia është shqetësimi i dytë që i shtyn shqiptarët të ikin nga Shqipëria dhe kjo i tremb afrikanët.
Shqetësimi tjetër pse afrikanët kanë refuzuar Shqipërinë është shëndeti dhe siguria sociale. Në spitalet tona mungojnë ilaçet dhe kohët e fundit mungojnë edhe infermierët dhe mjekët. Këta të fundit po braktisin Shqipërinë për trajtime më të mira në spitalet e Gjermanisë./ 55news.al

Modifikuar më Hënë, 27 August 2018 19:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...