Sulmi ndaj Klodiana Lalës, Basha: Mesazh mafioz, kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë

E Enjte, 30 August 2018 14:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dal në një deklaratë për mediat pas sulmit me armë që u bë ndaj shtëpisë së gazetares investigative Klodiana Lala, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas kreut të PD-së mesazhi ishte i qartë: Kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë.

“Sot u realizua dhe ajo pjesë e vendeve që sundohen nga krimi. Një gazetare është sulmuar me armë. Familja e gazetares Klodiana Lala, është tronditur nga plumbat. Mesazhi është i qartë, kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë.

Shpreh mbështetjen time dhe PD për Klodiana Lalën, familjen e saj, për çdo gazetar të pavlerë ndaj kësaj qeverie që bashkëpunon me krimin.

Kemi vetëm një rrugë për të fituar betejën, duhet të qëndrojmë, duhet të fitojmë. Ne ja kemi dalë të largojmë nga parlamenti disa dhjetëra kriminelë me të cilët Rama erdhi në pushtet, por fitorja s’është ende në anën e shoqërisë,” tha Basha

Deklarata e plotë:

Në vendin tonë të stërmunduar nga krimi dhe korrupsioni, sot u realizua dhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve të sunduara nga krimi:

Familja e gazetares Klodiana Lalla është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e saj në shtëpinë e prindërve të saj. Mesazhi mafioz është i qartë: Kush nuk i bindet krimin, e ka fundin të shpejtë!

Dua të shpreh mbështetjen time për çdo gazetar të palëkundur nga krimi, u them atyre dhe çdo shqiptari që nuk do të qeveriset nga krimi: Duhet të luftojmë, duhet të përballemi! Sa herë media hesht, krimi triumfon!

Sulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala, e cila së fundi nxori në dritë lidhjet e deputetit të Ramës Jurgis Çyrbja me bandën e Shullazit...

Prej pesë vitesh krimi triumfon se bashkëqeverisë me Edi Ramën. Krimi kontrollon kupolën e Ministrisë së Brendshme. Prej Edi Ramës sot shteti nuk ka prokurori, nuk ka qeveri, ndaj qëllohen me armë gazetarë e shantazohen gjyqtarë, grabiten e rrëmbehen qytetarë.

Edi Rama të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e sulmit me armë. E ka fare të thjeshtë: të flasë me banditët e vet dhe horrat brenda e jashtë burgut që t’i gjejë.

Sot kam dhe një mesazh për Edi Ramën. Do të mbash ti përgjegjësi i vetëm, nëse gazetares Klodiana Lala dhe çdo gazetari që nuk ha bukën tënde u preket qoftë edhe një fije floku nga banditët dhe horrat që ke në urdhrat e tua!

Sa kohë që kryeministri i vendit është i lidhur me krimin, vendi do të jetë në qeverisjen e bandave.

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 15:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...