Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen opozitës dhe t’i tregojnë vendin qeverisë, nëse duan të shpëtojnë nga e keqja që ka kapur Shqipërinë.
Duke komentuar aksionin opozitar në Shkodër, Ndoka me anë të një postimi në Facebook, shkruan se opozita e bashkuar vendosi vijën e kuqe në letër dhe tani është radha e popullit, që të gjithë së bashku të mos lënë që qeveria t’i vendosë vijën e zezë Shqipërisë.
Ja postimi i Ndokës:
Opozita e Bashkuar” vendosi në Shkodër vijën e kuqe në letër; koha për ti rënë vizë qeverisë e kuvendit!
Tunduni o popull, nësë nuk lëvizim shpejt e fort; kjo qeveri po i vendos vijën e zezë këtij vendi!