Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi nga studio e lajmeve e Syri.net, se kryeministri Edi Rama ka mashtruar shqiptarët me audio-përgjimin ku është i përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Deputeti i LSI-së tha se edhe pse kanë kaluar muaj që këtë çështje e ka marrë në dorë prokuroria, nuk kemi një përgjigje, pasi Rama nuk e lejon të thotë të vërtetën.
“Njeriu që mashtron qytetarët sepse është pjesë e krimit është kryeministri. Përderisa kryeministri gënjen dhe thotë se e kam bërë ekspertizën dhe prokuroria ka 3 muaj që po lufton për ekspertizën, del qartë se gënjeshtari është kryeministri. Unë i jam lutur medias shqiptare që ti kërkojë prokurorisë që ti kërkojë se çfarë po ndodh me video-përgjimin.”-tha Vasili.