Taulant Balla është një ndër politikanët e rreshtuar në listën e vettingut në politikë , propozim ky i opozitës. Kryedemokrati Lulzim Basha, në emisionin “Open” në Top CH bëri publike lidhjet e Ballës me personin e inkriminuar dhe që sot merr tenderë në politikë. Basha parashikoi edhe fatin politik të Taulant Ballës me miratimin e ligjit për vettingun në politikë.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, i cili ka pranuar publikisht se ka lidhje me një kriminel të dënuar më 21 vite në Itali. Falë mbështetjes së Taulantit ai ka fituar tender 10 milionë euro. Prokuroria nuk e heton Taulant Ballën, grupi parlamentar socialist nuk e largon. E çfarë na ka mbetur ne? Vetëm vettingu në politikë. Vettingu do ti japë përgjigjen. A ishte Taulant balla që tha unë e kam mik pjesëtarin e bandës së Lushnjës? A është ky njeri që me mbështetjen e Ballës ka fituar 10 milionë euro? Janë sajesa këto apo fakte” tha Basha.