"Sot organizatat kriminale kanë dalë jashtë kontrollit"

Hënë, 24 September 2018 22:34

"Sot organizatat kriminale kanë dalë jashtë kontrollit” tha kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në Top Channel. Kreu i PD-së paralajmëroi situatën në të cilën dio të shkojë vendi nëse qeveria nuk shkëputet nga krimi.
“ Sot qeveris krimi i organizuar. Një pjesë e mirë e tenderëve bëhen për të pastruar paratë e pista. Është domethënëse që parlamenti ka dy javë që merret me hallet e oligarkëve dhe jo të shqiptarëve. Javën e parë u miratua ligji i bixhozit dhe javën që lamë u miratua ligji për Fushën” tha Basha duke sqaruar se vettingu në politikë nuk ka lidhje me Reformën në Drejtësi.

Login to post comments