Petrit Vasili: Vettingu nxori sheshit frikën e madhe të Edi Ramës

Tuesday, 25 September 2018 22:02

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një intervistë të dhënë për televizionin Fax News, theksoi se sa i përket vettingut të politikanëve, Rama këtë herë ka qenë shumë i sinqertë.

Sipas tij reagimi i Ramës për këtë propozim tregoi frikën e madhe të tij.

Z. Vasili çfarë do bëjë opozita? Platformat janë konkrete, këtu po përmend edhe platformën për vettingun e politikës. Po kjo platformë, ku e ka bazën e saj? A është realisht e realizueshme? A mund ta besojnë shqiptarët që politikanët shqiptar që do të votojnë për kontrollin e pasurive

Shiko, si është puna. E kam dëgjuar shumë herë këtë punë. Dhe njeriu që e ka thënë më mirë nga të gjithë, më i sinqerti këtu në të gjithë Shqipërinë ka qenë vetëm Edi Rama, që unë tha jam kundër qëllimit, mjetit dhe justifikimit apo instrumentit. E tha në studion e Fevziut. Ishte shumë i sinqertë sepse u tha shqiptarëve që unë vetting për gjyqtarë dhe prokurorë e votoj unë politikën. Unë vetting për policët, për ata që rinë dhe piqen në diell, votoj, por vetting për veten time, nuk votoj. Në shkallën e marrjes të vendimeve më të larta janë politikanët, se kështu është ndërtuar shteti. Të gjithë mund të vetohen, pra të verifikohen, por politikanët jo thotë Edi Rama. Po pse? Pse nuk vettohen? Po tani populli thotë një shprehje që e di dhe ti, që: Peshku qelbet nga koka. Nuk ka rëndësi nëse koka është e qelbur thotë Edi Rama, pasi ne do përpiqemi të pastrojmë trupin. Por populli ka thënë që peshku qelbet nga koka? Koka është Edi Rama dhe e gjithë politika, të tërë bashkë dhe neve. Tani, opozita vihet në dispozicion të këtij procesi, çfarë kriteresh përdor? Të njëjtat kritere siç përdori për vettingun gjyqtarëve dhe prokurorëve. A janë të konsultuara këto kritere? Po janë marrë një për një dhe kemi marrë bekimin e komisionit të Venecias në atë kohë. Siç erdhën atje, po i riprodhojmë. Do e gjejmë instrumentin? Patjetër që do e gjejmë instrumentin. A u gjet instrumenti për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve? U gjet. U ndërtua ligji, mekanizmi përkatës, i cili krijoi përmes garës profesionistë përgjegjës,që ngritën komisionet e verifikimit. A janë ato që jepni live përditë komisionet e verifikimit të vettingut? Të tilla komisione me kritere të tilla do ndërtohen dhe për verifikimin e politikanëve dhe në fund fare do themi: këto politikanët kanë integritet të lartë moral, se sa të zotë janë do e provojë gara me popullin. Më i zoti do fitojë, më i pazoti nuk do fitojë. Po ama jemi të qetë që nuk janë as kusarë, as të lidhur më krimin e të gjitha. Kanë merakun si do verifikojnë lidhjen me krimin e kontaktet. Po sa mirë u verifikuan gjyqtarë e prokurorë që kanë pasur autoritetin në marrjen e vendimeve, u verifikuan dhe doli nga sistemi. Madje, duartroket Edi Rama. Vettingu, thotë, ka filluar të japë rezultate. Por le të japë rezultate dhe në politikë. A ishte Edi Rama që kundërshtonte dekriminalizimin? I keni deklaratat e plota. Po a dolën një ditë 300 e ca zyrtarë, që kishin peshë për kryetar bashkie, deputetë, e çfarë të duash. Ishin plot. Pra, gjithë shëndoshja e një shoqërie të sëmurë, është një proces që duhet të jetë i pandalshëm. Shembull më të madh duhet ta japin ata që marrin vendimet mëdha. Se gjeti gjë fare Shqipërinë, është shumë mirë, nuk do jetë Edi Rama, po s`do jetë Petrit Vasili, as Lulzim Basha, por do jetë Bledian Koka, e ca të tjerë atje, por le të jetë. Po ama jemi të qetë që kanë integritet, e duan vendin e tyre dhe janë të pastër. As një dëm nuk ka. Politika shqiptarë ka parë plotë dhe njerëz për marrjen e politikës, nuk janë më, Shqipëria po ecën përpara. Tani ka një problem kjo, që ta dish ti këtë gjë, ta dinë dhe kolegët e tu. Sot, për shembull Edi Rama ka një padi në prokurorinë shqiptare, të cilës ju pak jehonë i bëni.

E kemi bërë ne jehonën e nevojshme..

Po mirë more, do bëjë dhe unë shejtanin tani, siç e bërë ti do e bëj dhe unë. Kjo, e cila ka të bëjë me deklarimin e tij që ka bërë për ekspertizën ndaj audiopërgjimit të vëllait të Fatmir Xhafës. Jam korrekt deri këtu? Ndërkohë, ju e dini shumë mirë që prokuroria nuk e ka bërë këtë gjë. Ky edhe e paska bërë, që gënjen, se si e ka bërë dhe se si e ka gjetur videon, s`mund ta ketë bërë, sepse e ka prokurorja. Po t`ja ketë dhënë prokurorja, atëherë janë të dy për burg. Por meqë prokurorja s`ka folur, është ky. Mbrëmë, në një studio tjetër, të kolegut tuaj, z. Sokol Balla, Fatmir Xhafa thotë unë e largova vëllanë, se ndryshe vete në burg me ato prova që ishin. E lexuat? Tani të dyja palët, pastaj shtojnë se unë kam fakte që audiopërgjimi ishte manipulim. Tani dhe Kryeministri dhe Ministri thonë që ne kemi fakte. S`kanë asgjë se detyrën e ka prokuroria. Tani as këtë prokurorin që e ka zgjedhur me sevda të madhe me 69 vota, nuk e kanë besim këta? Apo jo? Më fal, tani që fillon vettingu i dashur Bledian i politikës, këta ikin nga politika në sekondë.

Me këto deklarata?

Po absolutisht. Sepse ai të ka thënë ty, që unë e ka bërë ekspertizën dhe meqenëse është e rreme ky audiopërgjimi, për këtë arsye ky ministër do vazhdojë të rrijë në punë. Ja ku e kam faktin unë thotë, për ekspertizën që nuk ekziston, ndërkohë për ekspertizën, kush është autoriteti që mund ta bëjë këtë? Qeveria bën ekspertiza për veten e vet? Apo i bënprokuroria? Cila është pala që gjykon? Prokuroria se ka bërë akoma. Po ata fare do bëjnë. Sa të dali vettingu sipër në vetting, vetëm për këtë deklarim, këta do ikin nga politika. Ikja nga politika nuk është gjë fare, por do procedohen dhe penalisht. Tani duke pasur frikë këta thonë: jo vettingu për politikanët. E prere, se bëjnë kurrë. Por do dali atje, po se nuk e lëmë kurrë. I ka thënë policisë hidhni uniformat në shesh dhe shkatërroni një pak zgjedhje, po kërkon falje në Facebook. Por këto janë turpe të papara. Po pra, se do dali dhe krimineli dhe të thotë më falni se e vrava se më iku pak mendja. Kuptoni si është puna? Por të gjitha këto e bëjnë të largohet nga politika.

Për të gjitha këto që e keni akuzuar z. Rama , mendoni që në fund të fundit do iki vetëm për deklaratat që ka bërë për z. Agron Xhafa? Pak zhgënjyese më duket forma për qytetarët..

Tani, të fshehësh krimin, të fshehësh një veprimtari kriminale dhe ti kthehesh kësaj, se pse të fshehësh krimin për ju, për qytetarët qenka normale? Qytetarëve ky i thotë unë kam bërë një faj publik, kam shkatërruar zgjedhjet, i kam thënë policisë dhe kriminelëve bëni qejf dhe ky nuk është faj? Për çfarë dënohet qytetari i zakonshëm, t`ju bëj një pyetje? Por qytetari i zakonshëm vete në burg për një semafor të kuqe more. I keni dhënë kronikat ju që për 100 mijë lekë energji elektrike janë kalbur në burg?

Po, por sjellim në vëmendje këtu faktin që politikanët nuk mbajnë përgjegjësi për atë që deklarojnë... Të paktën nga ana ligjore...

Por, ai që e ka deklaruar është kryeministër. Kam bërë ekspertizë thotë. S mund ta bëjë këtë gjë? Kolegëve tuaj u kanë ardhur prokurorët tek dera kur kanë bërë disa kronika televizive. Është e vërtetë kjo gjë? Dhe ky thotë: E kam bërë ekspertizën unë. Pse në këtë rast nuk shkon Prokuroria tek zyra e tij direkt dhe t’i thotë: M’i jep dokumentet. Pse fsheh provat? Kolegëve të tua u kanë sekuestruar celularët kur kanë dalë nga intervista. Ky nuk merret as në pyetje.

Z. Vasili, qoftë ligji për vettingun politik, qoftë edhe platforma antikorrupsion, që ndoshta ka nevojë që edhe të kthehet e të shndërrohet në formën e një ligji, a do të jetë një kusht nga ana e opozitës për rikthimin tuaj në Kuvendin e Shqipërisë?

Ne nuk e kemi bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë kështu që nuk ka kushte as për kthim e as për rikthim.

Ka të paktën katër seanca që ju nuk merrni pjesë...

Nuk ka të thotë absolutisht asgjë. Ne kemi deklaruar qëndrimin e kushtëzuar, për ato që kemi parë të arsyeshme. Nesër opozita do të jetë tek Këshilli i Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve, mbledhje e përbashkët.

Kjo do të thotë që po riktheheni në Kuvend?

Kemi qenë, thashë, në një marrëdhënie të kushtëzuar. Mos vazhdoni më me këtë histori, sepse kjo është një histori e Edi Ramës. Kemi marrëdhënie të kushtëzuar. Pra, kur e shohim të arsyeshme, do vijmë, nuk e bojkotojmë Kuvendin. Për çështjet madhore ku duhet fjala jonë do vemi, por atje ku ka farsë, nuk vemi. Pikë. Në qoftë se ata do bënin farsë dhe populli i Shkodrës ishte atje i kërcënuar nga bandat, ne do venim në Shkodër sigurisht. Ju e keni parë se çfarë ka ndodhur atje. Pas nesh filloi të lëvizte policia. Pra, duke qenë ne tek qytetarët, duke mos qenë në atë sallën farsë, bëmë që qytetarët të ndienin që kishin mbështetje dhe që detyroi edhe këta, nga sikleti, nga halli, nga turpi apo për shoë që të viheshin në lëvizje.

Detyroheni për të njëjtën gjë, z. Vasili, duke shkuar në parlament edhe për të bërë ligji ne vettingut të politikës...

Do ta bëjmë me të gjitha format që kemi, edhe duke vajtur në parlament, edhe duke protestuar, edhe vajtur nëpër rrethe, duke ngritur popullin në këmbë, me të gjitha mjetet. Në fund të fundit Parlamenti është vetëm një nga instrumentet, nuk është i vetmi.

Login to post comments