Vasili: Rama fryhet kot, iu rruan bishtin deputetëve dhunues

Saturday, 29 September 2018 12:26

Nga Petrit Vasili

Kryeministri fryhet kot si derr, mbron dhunuesit dhe nuk heq dot asnjë prej tyre. Kryeministri me shumë frikë, mezi belbëzoi ca fjalë për dhunimin e vajzës nga Fushë Kruja. Ka frikë dhe fryhet si derr sikur çdo thotë. Ka frikë se deputetëve dhunues, mbështetës të dhunës dhe fshehës të dhunës, nuk ka çfarë iu bën fare, iu rruan bishtin. Ngaqë ka qënë dhunues vetë, nuk dënon dot të ngjashmit me veten.

Sa për Policinë, turpin e saj nuk e lan as uji i oqeanit, pasi jo vetëm nuk e mori në mbrojtje vajzën e dhunuar, por dje nxori dy gra police që flisnin pro dhunës së femrës, ky është fundi moral dhe shoqëror i kësaj Policie. Mund të gjenin plot të paturp që mund të recitonin vjershat e Edi Ramës, por duhet t’i kishin kursyer ato dy gra nga ky rol i ndyrë në mbrojtje të dhunës ndaj një femre.

Login to post comments