Përdhunimi i vajzës, Basha-Ramës: Nuk ke ndjeshmëri prindërore. Turp!

Saturday, 29 September 2018 12:44

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratën e Edi Ramës, sipas të cilit policia bërë punën në ngjarjen e Fushë-Krujës, ku një vajzë u përdhunua nga djali i deputetit të PS-së për këtë zonë.

Reagimi i Bashës:

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP!

Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.

Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi.

Login to post comments