Me vendim qeverie kryeministri Edi Rama ka vendosur që të heqë nga kategoria zona të mbrojtura godinën e Teatrit Kombëtar. Vendimi është bërë publik në Fletoren Zyrtare të botuar së fundmi.
Dokumentet i ka publikuar zëdhënësja e partisë Demokratike Ina Zhupa e cila ka shkruan se me këtë VKM Qeveria ka përjashtuar godinën e Teatrit Kombëtare nga zona e qendrës historike të qytetit duke mos e vendosur askund në përmbajtjen e VKM.
“Qeveria me kete VKM i ka hapur rruge ndertimeve që do të ndodhin në ketë zonë duke u mbështetur kështu dhe në rregulloren e Planit të Pergjithshem të Bashkisë Tirane të miratuar nga Keshilli Kombetar i Territorit në 2017 , ku ne nenin 21 te kesaj rregullore percaktohet që ne ketë zonë lejohet miksimi i kategorive të struktutave të ndryshme si banim , hotele , agro-turizem , qendra tregtare etj.”-shkruan Zhupa përmes një postimi në ‘facebook’.
Postimi i plotë
Të gjitha përpjekjet për të shkatërruar Teatrin Kombëtar, e heqin me VKM nga kategoria zona të mbrojtura. Nga sot e kemi godinë pa status dhe në bazë të planit urbanistik i hapet rrugë projekteve të ndertimit që ka Rama dhe Veliaj.
Me vendimin nr.582 , date 3.10.2018 Keshilli i Ministrave ka miratuar “Deklarimin e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës dhe percaktimin e zonës mbrojtëse të saj dhe miratimin e planit të ruajtjes ” .
Në këtë VKM Qeveria ka përjashtuar godinën e Teatrit Kombëtare nga zona e qendres histrorike të qytetit duke mos e vendosur askund në përmbajtjen e VKM.
Godina e Teatrit Kombetar është nxjerr si një godine pa status të trashegimisë kulturore .
Ne vendim bashkangjitur edhe harta treguese e zonimit të Qendres Historike , zonen e mbrojtur dhe zonen arkeologjike ku duket qarte qe godina e Teatrit Kombetare nuk ekziston ne zonimin e qendres historike .
Qeveria me kete VKM i ka hapur rruge ndertimeve që do të ndodhin në ketë zonë duke u mbështetur kështu dhe në rregulloren e Planit të Pergjithshem të Bashkisë Tirane të miratuar nga Keshilli Kombetar i Territorit në 2017 , ku ne nenin 21 te kesaj rregullore percaktohet që ne ketë zonë lejohet miksimi i kategorive të struktutave të ndryshme si banim , hotele , agro-turizem , qendra tregtare etj.
Pavarësisht që presidenti Meta e ktheu ligjin, pavarësisht antikushtetueshmerisë, pavaresisht protestave te perditshme qytetare Rama dhe Veliaj vazhdojne planin per ti dhënë Fusha sh.p.k kullat tek trualli i Teatrit Kombëtar.
Bashkengjitur dokumentat zyrtare :
Vendimi i Keshillit Ministrave nr.582 , date 3.10.2018
- 2. Harta e miratuar e cila percakton zonen e miratuar si Qender Historike e Qytetit te Tiranes .
- 3. Faqe 19 e rregullores se Planit te Pergjithshem Vendore te Bashkise Tirane ku percaktohet miksimi i ndertimit ne zonat e trashegimise kulturore .
No automatic alt text available.