Gjatë shfaqeve të tij kryeministri Rama aktron duke u shfaqur si xhentëllmen para gjinisë femërore. Në seancën e fundit parlamentare, nga kamerat është fiksuar një moment, ku zëvendëskryeministrja po pastron vendin ku qëndron kreu i qeverisë, teksa ky i fundit e shikon, së bashku me ministrin Bushati duarkryq.
Kanë qenë jo të pakta rastet kur kryeministrin Edi Rama ka dhuruar shfaqje teksa zgjidhte tu shërbente vetë vajzave dhe grave në evente ku kreu i qeverisë ishte i pranishëm. Gjithashtu, një nga pikat, që Rama mburret jo pak është pikërisht promovimi i grave në poste të larta.
Por foto e mëposhtme tregon një Ramë të ndryshëm, jo ai i shfaqjeve. Në seancën e fundit parlamentare, nga kamerat është fiksuar një moment, ku zëvendëskryeministrja po pastron vendin ku qëndron kreu i qeverisë, teksa ky i fundit e shikon, së bashku me ministrin Bushati duarkryq.